Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave


Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave

Sot, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian Kosovo Education and Employment Network - KEEN, është organizuar ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit që kanë ndjekur trajnimet për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile. Trajnimet i kanë përfunduar me sukses 44 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Projekti “Rrjeti për Arsim dhe Punësim i Kosovës- KEEN” është koalicion i Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) dhe katër organizatave të tjera partnere, Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike (ATTA), Agjencia për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë (APPK), Balkan Sunflowers Kosova (BSFK) dhe SPARK.