Konferenca për prezantimin e draftit të parë të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2017-2021


Konferenca për prezantimin e draftit të parë të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2017-2021

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor) dhe projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN” që zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), po prezantojnë draftin e parë të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës 2017-2021 (PSAK), i përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët zhvillimorë vendor dhe ndërkombëtarë.

Në këtë punëtori po marrin pjesë rreth 200 zyrtarë për arsim nga niveli qendror, nga DKA-të, përfaqësues të agjencive të ndryshme zhvillimore ndërkombëtare dhe vendore, të shoqërisë civile, si dhe profesor universitarë, drejtorë dhe mësimdhënës të institucioneve arsimore të Kosovës.
Të gjithë pjesëmarrësit do të punojnë në grupe të ndara sipas objektivave strategjike të PSAK, për të finalizuar draftin e parë.

KEEN është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Projekti KEEN financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal.