Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjakovës dhe “Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim"


Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjakovës dhe “Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim"

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjakovës dhe “Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim" për dy projekte në fushën e arsimit dhe përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Gjakovës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është hartimi i Planit Lokal të Veprimit për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Gjakovës 2017-2021 si dhe përcakton kushtet dhe përgjegjësitë e bashkëpunimit në hartimin e Planit Zhvillimor për Arsim 2017-2021.

Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN është projekti i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me organizatat tjera të shoqërisë civile (ATTA, BSFK, APPK, SPARK), të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Ky koalicion ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal.