Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe “Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim"


Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe “Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim"

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim (KEEN).

Marrëveshja synon hartimin e planin pesëvjeçar për arsim në Prishtinë, 2017-2021. Ky plan do të hartohet nga një ekip i specializuar, i përbërë nga zyrtarët komunal përgjegjës për arsim, përfaqësues nga Kuvendi Komunal dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti shkollor dhe grupet tjera të interesit.

KEEN është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga një koalicion strategjik i udhëhequr nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe organizatat tjera të shoqërisë civile (ATTA, BSFK, APPK, SPARK) të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale.