Prezantimi i dy studime të shkathtësive të nevojshme në sektorin e ndërtimit dhe sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë


Prezantimi  i dy studime të shkathtësive të nevojshme në sektorin e ndërtimit dhe sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN” ka prezantuar dy studime të shkathtësive të nevojshme në sektorin e ndërtimit dhe sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë. Niveli i shkathtësive të fuqisë punëtore është identifikuar si pengesë kryesore për zhvillimin e këtyre dy sektorëve, sikurse edhe në sektorë të tjerë. Studimet analizojnë kërkesën dhe ofertën e shkathtësive të këtyre sektorëve duke bashkuar informacione rreth punësimit dhe vendeve të lira të punës dhe numrin e studentëve në programet relevante studimore në shkollat profesionale dhe në arsimin e lartë. Për më shumë, gjetjet mund të përdoren drejtpërdrejtë për të zhvilluar standardet profesionale duke mbështetur kështu finalizimin e kornizës profesionale të arsimit profesional në Kosovë.

Studimet e plota mund të qasen në linkun:

http://keen-ks.net/sq/publikimet/studimet-e-shkathesive/