Prezantimi i raportit të vlerësimit ''Zbatimi i Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë në vitin 2017''


Prezantimi i raportit të vlerësimit ''Zbatimi i Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë në vitin 2017''

Sot, u bë prezantimi i Raportit të Vlerësimit për Zbatimin e Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë 2017, raport ky i përgatitur nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me organizata tjera të shoqërisë civile, anëtare të Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ky raport i vlerësimit identifikon sfidat kryesore në realizimin e reformave të domosdoshme që do të siguronin një sistem arsimor cilësorë në Kosovë. Të gjeturat do të ju shërbejnë për politikë-bërësit, institucionet arsimore, komunitetin e biznesit si dhe organizatat e shoqërisë civile.

“Investimi në Arsim është investim ne rininë e vendit dhe është i vetmi investim me kthim të garantuar. Heqja dorë nga arsimi është heqje dore nga e ardhmja. U bëj thirrje studenteve, prindërve, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi, të mobilizohen dhe të rrisin kërkesat e tyre për një arsim publik cilësorë në Kosovë” – tha Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj.Nataliya Apostolova, gjatë prezantimit të raportit të vlerësimit për zbatimin e Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë 2017.

Raportin e plotë të vlerësimit mund ta shkarkoni në linkun në vijim:

http://www.keenks.net/…/1345/raporti_i_vleresimit_psak_alb-…