Punëtoria për identifikimin dhe analizën e nevojave për ngritjen e kapaciteteve të organizatave partnere


Punëtoria për identifikimin dhe analizën e nevojave për ngritjen e kapaciteteve të organizatave partnere

Sot në kuadër të Projektit KEEN “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim” u mbajt punëtoria me partnerët e projektit për identifikimin dhe analizën e nevojave për ngritjen e kapaciteteve të organizatave partnere. Në këtë punëtori organizatat partnere prezantuan gjendjen e tanishme të zhvillimit të burimeve njerëzore dhe të organizatës, si dhe shkëmbyen përvojat e mira në fushën e planifikimit strategjik, zhvillimi të personelit dhe të prokurimit.

KEEN është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Projekti KEEN financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal.