Punëtoria për vlerësimin e Draft Strategjisë për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian


Punëtoria për vlerësimin e Draft Strategjisë për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Sot u organizua punëtoria për vlerësimin e Draft Strategjisë për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Kjo punëtori organizohet me iniciativën e Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile “Platforma” dhe mbështetet nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian "Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN". Përgjatë dy ditëve të punëtorisë do të vlerësohen katër komponentat e draft-strategjisë dhe në fund do të përgatitet një analizë e shkurtër e draft-strategjisë, përfshirë rekomandimet të cilat do t’i përcjellën Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit.

Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Projekti KEEN synon përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal.