Punëtoria planifikuese për hartimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2017-2021


Punëtoria planifikuese për hartimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2017-2021

Sot u mbajt punëtoria e dytë planifikuese për hartimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2017-2021. Procesi i hartimit të PSAK 2017-2021, udhëhiqet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), me mbështetjen e Programit të GIZ për Zhvillimin e Kapaciteteve në Arsimin Fillor dhe projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN” që zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC).

KEEN është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Projekti KEEN financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal.