Punëtoria e parë për hartimin e Planit Strategjik për Arsim në Komunën e Prizrenit


Punëtoria e parë për hartimin e Planit Strategjik për Arsim në Komunën e Prizrenit

Projekti KEEN ka filluar punëtorinë e parë të planifikimit në Komunën e Prizrenit, për hartimin e Planit Strategjik për Arsim në Komunën e Prizrenit.


KEEN është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga një koalicion strategjik i udhëhequr nga Qendra për Arsim e Kosovës - KEC dhe organizatat tjera të shoqërisë civile (ATTA, BSFK, APPK, SPARK) të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale.