Punëtoria një-ditore për prezantimin e kornizës për zhvillimin e Planeve Komunale të Veprimit


Punëtoria një-ditore për prezantimin e kornizës për zhvillimin e Planeve Komunale të Veprimit

Në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit për hartimin e planeve lokale të veprimit në fushën e arsimit dhe përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, Projekti "Kosovo Education and Employment Network - KEEN" ka organizuar punëtorinë një-ditore për prezantimin e kornizës për zhvillimin e Planeve Komunale të Veprimit, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues komunal nga komuna e Ferizajit, Graçanicës, Gjakovës, Lipjanit, Fushë Kosovës, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Mitrovicës, dhe Prizrenit.

KEEN është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga një koalicion strategjik i udhëhequr nga Qendra për Arsim e Kosovës - KEC dhe organizatat tjera të shoqërisë civile (ATTA, BSFK, APPK, SPARK) të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale.