Punëtoria për Hartimin e Buxhetit të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës (PSAK) 2017-2021


Punëtoria për Hartimin e Buxhetit të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës (PSAK) 2017-2021

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim me Giz Cdbe (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor) dhe projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN” që zbatohet nga Qendra per Arsim e Kosovës - KEC, po mbajnë punëtorinë për hartimin e buxhetit të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës (PSAK) 2017-2021, i përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët zhvillimor vendor dhe ndërkombëtarë.
Në këtë punëtori po marrin pjesë zyrtarë për arsim nga niveli qendror, nga DKA-të, përfaqësues të agjencive të ndryshme zhvillimore vendore, të shoqërisë civile, si dhe profesor universitar, drejtorë dhe mësimdhënës të institucioneve të arsimit në Kosovë.