Qeveria e Kosovës, me dt. 7 prill 2017, ka aprovuar Strategjinë për përfshirjen e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare 2017-2021 dhe Planin e Veprimit. Procesi i hartimit të kësaj Strategjie dhe Planit të Veprimit është mbështetur nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN”. Qëllimi i kësaj Strategjie është të promovojë dhe të sigurojë realizimin efektiv të të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali, në veçanti qasjen në arsim, punësim, shërbime shëndetësore dhe banim, me qëllim të përfshirjes së tyre të plotë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore në Kosovë. Projekti KEEN, ka mbështetur një proces të hartimit të strategjisë që ka ndjekur konsultimin e gjerë me organizatat e shoqërisë civile që angazhohen për komunitetet.

http://www.kryeministri-ks.net/index.php?page=1%2C9%2C6707