Tryezë diskutimi ‘’Mos përfshirja e komunitetit egjiptian në Strategjinë për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021’’


Tryezë diskutimi ‘’Mos përfshirja e komunitetit egjiptian në Strategjinë për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021’’

Kosova Education Center - KEC, në kuadër të projekteve “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN” dhe Kosovo Integration Initiative-KOSINT 2020, sot ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me temën e mos përfshirjes së komunitetit egjiptian në Strategjinë për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të shumtë të organizatave të shoqërisë civile që angazhohen për komunitet Egjiptian, Rom, Ashkali dhe u analizuan implikimet e mospërfshirjes së komunitetit egjiptian në Strategji.