Punëtoria për finalizimin e Strategjisë për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë kosovare 2017-2021


Punëtoria për finalizimin e Strategjisë për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë kosovare 2017-2021

U mbajt punëtoria një ditore për shqyrtimin e draftit të rishikuar të “Strategjisë për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë kosovare 2017-2021”, e organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN”.

Qëllimi i punëtorisë ishte shqyrtimi i draftit të rishikuar të draft-Strategjisë nga përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale si dhe përfaqësuesve te organizatave të shoqërisë civile që punojnë me komunitetet në Kosovë.

Me 22 korrik 2016, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, me sugjerimin e anëtarëve të Platformës (Rrjet Jo-formal i Organizatave të shoqërisë civile që angazhohen për të drejtat dhe avancimin e pozitës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë) kishte kërkuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian "Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN" që të mbështesë finalizimin e "Strategjisë dhe Planit të Veprimit për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë 2017-2021.