KEEN – Kosovo Education and Employment Network Fros group, web faqe, web dizajn


Qëllimi i Projektit

KEEN është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Projekti KEEN financohet nga Bashkimi Evropian ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal. KEEN synon të përafrojë ndërlidhjen ndërmjet programeve të arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës.