THIRRJE PËR APLIKIM

Pozita: Konsulent për hartimin e Planit Lokal për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Prizrenit

Punëdhënësi: Balkan Sunflowers Kosova (BSFK)
Data e fillimit të angazhimit: Maj 2018
Data e përfundimit të angazhimit: 30 Korrik 2018

Përshkrimin e plotë të detyrave të punës mund ta shkarkoni në vegëzën e mëposhtme.
Me rastin e aplikimit duhet të dorëzoni CV-në tuaj dhe ofertën financiare për ditë pune në email adresën applications@balkansunflowers.org deri më 9 Maj 2018, 16:30. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.