THIRRJE PËR APLIKIM

Projekti “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN” fton të gjithë të interesuarit për aplikim në katër (4) pozitat e mëposhtme

POZITA 1:

Konsulent për hartimin e raportit për sfidat e zbatimit të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Paraunversitar në Kosovë

Punëdhënësi:

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

Data e fillimit të angazhimit:

20 shtator 2018

Data e përfundimit të angazhimit

15 nëntor 2018

Përshkrimin e plotë të detyrave të punës mund ta shkarkoni në vegëzën në vijim:

POZITA 2:

Konsulent për hartimin e raportit për pjesëmarrjen dhe përfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor në Kosovë

Punëdhënësi:

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

Data e fillimit të angazhimit:

20 shtator 2018

Data e përfundimit të angazhimit

15 nëntor 2018

Përshkrimin e plotë të detyrave të punës mund ta shkarkoni në vegëzën në vijim:

POZITA 3:

Konsulent për realizimin e hulumtimit i cili ka për qëllim analizën e kornizës ligjore që rregullon sistemin pensional në Kosovë si dhe identifikimin e disa praktikave të mira në rajon apo më gjerë për pensionimin e parakohshëm të mësimdhënësve

Punëdhënësi:

Balkan Sunflowers Kosova (BSFK)

Data e fillimit të angazhimit:

20 shtator 2018

Data e përfundimit të angazhimit

15 nëntor 2018

Përshkrimin e plotë të detyrave të punës mund ta shkarkoni në vegëzën në vijim:

Pozita 4:

Konsulent për përpunimin e të dhënave të mbledhura për monitorimin e zbatimit të planeve zhvillimore për arsim në nëntë (9) komuna të Kosovës

Punëdhënësi:

Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike (ATTA)

Data e fillimit të angazhimit:

20 shtator 2018

Data e përfundimit të angazhimit

15 tetor 2018

Përshkrimin e plotë të detyrave të punës mund ta shkarkoni në vegëzën në vijim:

APLIKIMI:

Me rastin e aplikimit duhet të dorëzoni CV-në tuaj dhe ofertën financiare për ditë pune në email adresën keen@kec-ks.org deri më 17 shtator 2018, 16:30. Ju lutem që me rastin e aplikimit të ju referoheni pozitës për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.