THIRRJE PËR APLIKIM

Pozita: Konsulent për hartimin e raportit të monitorimit mbi zbatimin e planeve lokale për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në gjashtë (6) komuna të Kosovës

Punëdhënësi: Balkan Sunflowers Kosova (BSFK)
Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim/Kosovo Education and Employment Network (KEEN)

Data e fillimit të angazhimit: 20 shtator 2018
Data e përfundimit të angazhimit: 15 nëntor 2018

Përshkrimin e plotë të detyrave të punës mund ta shkarkoni në vegëzën e mëposhtme.

Me rastin e aplikimit duhet të dorëzoni CV-në tuaj dhe ofertën financiare për ditë pune në email adresën applications@balkansunflowers.org deri më 17.09.2018, 16:30. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.