Prezantimi i studimit “Ndikimi i cilësisë së mësimdhënësve dhe burimeve shkollore në rezultatet e nxënësve kosovarë – Gjetjet nga rezultatet e testit PISA 2015”.


Prezantimi i studimit “Ndikimi i cilësisë së mësimdhënësve dhe burimeve shkollore në rezultatet e nxënësve kosovarë – Gjetjet nga rezultatet e testit PISA 2015”.

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në kuadër të Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim (KEEN)” prezantoi sot studimin “Ndikimi i cilësisë së mësimdhënësve dhe burimeve shkollore në rezultatet e nxënësve kosovarë – Gjetjet nga rezultatet e testit PISA 2015”.

Studimi analizon rezultatet e testit PISA 2015, përkatësisht ndikimin e cilësisë së mësimdhënëseve dhe burimeve shkollore në performancën e nxënësve kosovarë në matematikë, lexim, dhe shkencë. Ky studim ofron informata dhe rekomandime të cilat do të mund të përdoren për përmirësimin e sistemit arsimor si dhe ndarjen më efikase të burimeve në shkollë.

Me këtë rast pjesë e diskutimit publik ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues nga SBASHK, përfaqësues nga agjenci ndërkombëtare zhvillimore dhe hulumtues të pavarur në fushën e arsimit.