Projekti KEEN ka filluar punëtoritë e para të planifikimit në Komunën e Suharekës dhe Komunën e Dragashit për hartimin e Planeve Strategjike për Arsim në këto dy komuna.

KEEN është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga një koalicion strategjik i udhëhequr nga Qendra për Arsim e Kosovës - KEC dhe organizatat tjera të shoqërisë civile (ATTA, BSFK, APPK, SPARK) të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale.